Sugjerojmë:

Supë me lulelakër të pjekur

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 60 min

Ingredientët

  • 1 kokë lulelakre e prerë në fleta të vogla
  • 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër të pjekur me hudhër
  • 1/4 lugë çaji arrëmyshk
  • 2 lugë çaji hudhër pluhur
  • 1 e 1/2 lugë çaji kripë
  • 1/2 lugë çaji piper i zi
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 qepë e copëtuar imët
  • 3 lugë miell
  • 1 kuti supë pule
  • 1 filxhan qumësht
  • 1 lugë gjelle verë

Udhëzimet

1

Ngroheni furrën në 230 gradë.

2

Vendosni lulelakrën në një tigan të vogël pjekjeje.

3

Lyejeni me vaj, arrëmyshk, pluhur hudhër, kripë dhe piper.

4

Futeni lulelakrën në furrën e nxehtë dhe lereni të gatuhet 30 - 40 minuta deri sa të marrë ngjyrë kafe të artë.

5

Hiqeni nga furra dhe vendosni mënjanë.

6

Shkrini gjalpin në një tigan të madh mbi nxehtësinë mesatare.

7

Shtoni qepët e copëtuara dhe gatuajini deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë të lehtë, rreth 10 minuta.

8

Hidhni miell mbi qepët.

9

Ngadalë derdhni supën e pulës dhe qumështin në tigan.

10

Përziejeni derisa i gjithë mielli të shpërbëhet.

11

Lereni të zihet deri sa përzierja të trashet, pastaj zvogëloni nxehtësinë.

12

Shtoni verën dhe lulelakrën e pjekur.

13

Shërbejeni ashtu siç është.

Lini një koment