Sugjerojmë:

Supë me lëng pule dhe kastravec

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • 60 gr gjalpë pa kripë
  • 1 qepë
  • 3 kastravec
  • 1.5 lt lëng pule
  • Qepë me bishta jeshilë
  • Majdanoz
  • 2 limonë
  • 200 ml ajkë

Udhëzimet

1

Qërojmë dhe presim në kube qepën dhe kastravecët.

2

Shkrijmë gjalpin në një tigan të madh dhe e përziejmë me qepën në temperaturë mesatare për 4 deri në 5 minuta, ose derisa të zbuten.

3

Shtojmë kastravecët, ulim temperaturën dhe vazhdojmë të gatuajmë për 5 minuta.

4

Shtojmë lëngun e mishit, e lemë të vlojë dhe pastaj ulim sërish temperaturën.

5

I përziejmë mirë me kripë deti dhe piper të zi dhe e lemë të ziejë për 5 minuta.

6

Presim dhe shtojmë qepët e njoma dhe gjethet e majdanozit, shtrydhim lëng limoni dhe e gatuajmë për 5 minuta.

7

E hedhim përzierjen në një blender ushqimi dhe e bëjmë si pure të butë .

8

Vendosim supën në një tas dhe e lëmë të ftohet në temperaturën e dhomës, pastaj e vëmë në frigorifer derisa të ftohet. Hedhim sipër kremin dhe e provojmë për shije, pastaj e shërbejmë.

Lini një koment