Supë me hithra dhe perime, me shije dhe vlera të pakrahasueshme
Një qepë e prerë hollë
2 thelpinj hudhre të shtypur
1 patate mesatare
1 karrotë mesatare
3 filxhanë çaji lëng perimesh
3 filxhanë çaji plot me hithra
Kripë, piper
1.Vendosni tenxheren në zjarr dhe hidhni në të lëngun e perimeve, qepën, hudhrën, copat e patateve dhe karrotave.
2.Kur të marrë lëngu valë, uleni temperaturën dhe lëreni të ziejë për pesë minuta.
3.Më pas shtoni hithrat dhe prisni sërish pesë minuta të tjera deri sa patatet të jenë zbutur dhe hithrat të jenë tretur.
4.Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.
5.Më pas të gjithë përbërësit e supës përziejini në një mikser deri sa të përfitoni një masë homogjene dhe kremoze të cilën duhet ta hidhni sërish në tenxheren fillestare.
6.Ngroheni pak dhe hidhni kripë dhe piper.
7.Për ta servirur, hidhni pak vaj ulliri në sipërfaqe dhe arra të pjekura.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Lini një koment