Supë krem me thjerrëza dhe perime, shumë e rekomanduar gjatë muajit të Ramazanit

2 filxhanë e gjysmë me thjerrëza të kuqe
1 karotë e qëruar dhe e prerë në kubik
1 qepë e prerë në kubik
1 patate e prerë në kubik
¼ filxhan me lëng limoni
2.5-3 litra ujë
Majdanoz i freskët
Kripë, piper

1.Lani mirë thjerrëzat dhe i kaloni në një tenxhere. Sipër i shtoni perimet e prera, ujin dhe i vini të ziejnë.
2.I lini afërsisht 45 minuta.
3.Më pas e fikni zjarrin dhe përdorni një blender dore për ta bërë supën kremoze.
4.E vendosni për 15 minuta të tjera në zjarr mesatar.
5.I shtoni kripën, piperin dhe në fund majdanozin. E shërbeni supën të ngrohtë me lëng limoni sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment