Sugjerojmë:

Supë krem me karota, supa më e dashur nga ju

Supë krem me karota

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 400 gram karota
  • 1.5 litër lëng perimesh
  • 1 qepë
  • 1 thelbi hudhër
  • 1 lugë kafe xhenxhefil
  • 3 lugë gjelle gjalpë
  • 1 gotë kos

Udhëzimet

1

Në një tenxhere skuqni gjalpin, qepët e grirë imët dhe hudhrat.

2

Më pas shtoni karotën e grirë imët dhe xhenxhefilin pluhur. Shtoni lëngun e perimeve dhe e lini supën të ziejë.

3

Pas 20 minutash shtoni kripën dhe piperin. Kur supa të jetë gati, fikeni sobën dhe bëjeni kremoze me një ndihmën e një blenderi dore.

4

Në fund i shtoni kosin, trazojeni mirë dhe supa është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment