Sugjerojmë:

Supë krem me domate qershizë dhe patate të ëmbël

Supë krem me domate qershizë dhe patate të ëmbël

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 patate e ëmbël
  • 10 domate qershizë
  • ½ qepë
  • 30 gram makarona për supë
  • 1 litër lëng mishi
  • Pak borzilok
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri do të skuqni si fillim qepën e grirë imët. Shtoni domatet e prera përgjysmë dhe i trazoni mirë.

2

Shtoni më pas pataten e prerë në copa të vogla, lëngun e mishit, kripë, piper dhe e lini supën të ziejë për disa minuta.

3

Nga fundi, i shtoni makaronat për supë, kripën dhe piperin.

4

Pas kësaj e hiqni supën nga zjarri dhe kur ta shërbeni i shtoni sipër borzilok.

Lini një koment