Sugjerojmë:

Supë e thjeshtë me tri lloje domatesh

Supë e thjeshtë me tri lloje domatesh

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 2 thelpi hudhra
  • 1 domate zemër kau
  • 1 domate e zakonshme rrumbullake
  • 7-8 domate qershizë
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Prisni imët hudhrat dhe domatet në copa të vogla.

2

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni hudhrat. Pas kësaj shtoni domatet dhe prisni derisa domatet të treten tërësisht.

3

Shtoni një gotë ujë.

4

Pas 15 minutash, e hiqni tenxheren nga zjarri dhe i kaloni sipër një blender dore.

5

Pas kësaj e kulloni supën me një sitë.

6

Shërbejeni të ngrohtë dhe shoqërojeni me bukë të thekur anash.

Lini një koment