Sugjerojmë:

Supë e shijshme verore, me domate e gjizë!

Supë e shijshme verore, me domate e gjizë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 5 kokrra domate (sa më të buta aq më mirë)
  • 1 tufë borzilok
  • 400 gram gjizë me kripë
  • 2 thelpi hudhër
  • Pak spec djegës pluhur (të kuq)
  • 1 litër lëng perimesh
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni hudhrën. Më pas shtoni gjizën dhe specin djegës. I lini të skuqen për 4 minuta.

2

Shtoni domatet pa lëkurë dhe prisni 5 minuta derisa të treten e të lëshojnë lëng. Pas kësaj shtoni lëngun e perimeve.

3

Tani i shtoni kripë, piper dhe i lini të ziejnë për 20 minuta. Në përfundim e hiqni nga zjarri dhe për ta bërë kremoze, i kaloni sipër një blender dore.

4

Shërbejeni të vakët, duke i shtuar sipër borzilokun e grirë imët, pak spec djegës pluhur dhe vaj ulliri.

5

Ju bëftë mirë!

Lini një koment