Supë e shijshme me patate dhe proshutë

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 Koha e gatimit: 25

Ingredientët

  • 2 gota qumësht
  • 3 gota e gjysmë patate të prera në kubikë
  • 1/3 gote selino të prerë në kubikë
  • 1/3 gote qepë të prerë hollë
  • ¾ gote proshutë e prerë në kubikë dhe e skuqur
  • 3 gota e një çerek ujë
  • 2 lugë çaji koncentrat pule
  • ½ luge çaji kripë
  • 1 lugë çaji piper
  • 5 lugë gjelle gjalpë
  • 5 lugë gjelle miell

Udhëzimet

1

Në një tenxhere, bëni bashkë patatet, selinonë, qepën, proshutën dhe ujin. Lërini të ziejnë dhe më pas uleni temperaturën derisa patatet të jenë zbutur. Shtoni koncentratin e pulës, kripën dhe piperin.

2

Në një tigan të thellë, shkrini gjalpin në temperaturë mesatare. Shtoni miellin pak nga pak duke e rrahur me një pirun derisa përzierja të trashet, për rreth 1 minutë. Ngadalë shtoni qumështin duke duke e përzier që të mos formohen toptha. Trazojeni për 4-5 minuta në temperaturë mesatare derisa masa të jetë trashur.

3

Përzierjen me qumësht shtojeni në tenxherene parë dhe lëreni mbi sobë derisa të marrë një valë. Shërbejeni të nxehtë.

Lini një koment