Sugjerojmë:

Speca të mbushur me djathë, një aperitiv i shkëlqyer!

Speca të mbushur me djathë, një aperitiv i shkëlqyer!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Përgatiten kollaj dhe janë ideale për pasditet tuaja. Shijojnë kaq shumë me një gotë verë ose birrë!

Ingredientët

  • 10 speca të vegjël
  • ½ gotë me djathë çedar
  • ½ filxhan me fasule konservë (të kulluara dhe të thara mirë)
  • 2 lugë gjelle panna kuzhine
  • 1 avokado e shtypur mirë
  • 1 qepë e njomë e grirë imët
  • Erëza të përziera kuzhine

Udhëzimet

1

Specat i lani mirë, i ndani përgjysmë dhe i pastroni nga farat.

2

I shtoni secilës pak nga erëzat e përziera, pak fasule dhe pak djathë çedar të grirë imët.

3

I fusni në furrë për 5 minuta dhe më pas i hiqni.

4

I shtoni secilit spec, pak panna dhe qepë të njoma.

5

I servirni në një pjatancë duke i shoqëruar me avokadon e bërë pure. Ju bëftë mirë!

Lini një koment