20-30 min/ Dreka/ Kuzhinë/ Kuzhinë italiane/ RECETA/ SA KOHË KE?

Spageti me qofte lulelakre, për një super shije!

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

Ingredientët

  • 8 lugë lulelakër të pjekur
  • 1 filxhan quinoa të gatuar
  • 2 vezë
  • ½ filxhan qepë
  • 1/2 lugë çaji piper të zi
  • ¾ lugë çaji kripë deti
  • 3 thelpinj hudhër të grirë
  • 1 ½ lugë vaj kokosi
  • 1 gotë bukë
  • 1 lugë çaji fara kopre
  • 1 lugë çaji rigon të tharë
  • 2 lugë majdanoz të freskët
  • 2 lugë borzilok të freskët
  • 2 kavanoza salcë marinara
  • 250 gr makarona spageti
  • Parmixhano

Udhëzimet

1

Gatuani makaronat sipas udhëzimeve të paketës.

2

Nxehni paraprakisht furrën në 230 ° C.

3

Ziejeni lulelakrën me një lugë çaji vaj.

4

Pasi është zier piqeni lulelakrën për 15-20 minuta në furrë. Hiqeni dhe lëreni të ftohet për disa minuta.

5

Në një blendër shtoni lulelakrën dhe pulsojeni derisa të jetë bërë pure plotësisht.

6

Hiqeni nga procesori i ushqimit.

7

Në një enë hidhni lulelakrë me erëza dhe të gjithë përbërësit e tjerë të qofteve.

8

Perzijini deri sa të formohet një masë brumi homogjen.

9

Me duar bëni ndarjet e brumit dhe jepuni formën që dëshironi qofteve.

10

Nxehni vajin e arrës së kokosit në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe hidhni qoftet një nga një.

11

Gatuajeni në secilën anë për rreth 1-2 minuta.

12

Uleni / fikni nxehtësinë. Kur nxehtësia të jetë ftohur, shtoni salcën e domateve.

13

Vishini qoftet me salcë dhe shtojini me kujdës tek spagetit.

14

Ju bëfshin mirë!

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply