Sugjerojmë:

Spageti me pesto dhe domate

Koha e përgatitjes: 20 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 1 pako spageti
  • 2 kalli misri
  • 1 kungull mesatar të verdhë, të prerë në feta
  • 1 kungull të mesëm jeshil, të prerë në feta
  • 1 spec i vogël
  • 4 qepë të njoma
  • 2 lugë çaji vaj ulliri
  • 1 limon
  • 1/2 filxhan salcë pesto e gatshme
  • 1 kuti domate të vogla
  • 1/4 filxhan majdanoz të freskët, të copëtuar

Udhëzimet

1

Si fillim vendosni një tenxhere me ujë të ziejnë spagetit.

2

Gatuajini spagetit sipas udhëzimeve të etiketës.

3

Pasi të zihen kullojini dhe lerini të ftohen krejtësisht.

4

Në enë të madhe, hidhni misër, kungullin e verdhë, kungullin e njomë, specin, qepë, vaj, kripë dhe piper të zi.

5

Gatuajini duke i përzier mirë, për rreth 10 minuta.

6

Në një tas tjetër hidhni pak tul limoni, pesto, kripë dhe piper.

7

Përzijini mirë dhe shtoni në tas kungullin e verdhë, kungullin e njomë dhe qepën.

8

Hiqni kokrrat e misrit nga kallinjtë dhe shtojini në tas së bashku me domatet, majdanoz dhe makaronat e gatuara.

9

Përzjini mirë që spagetit të marrin shije,

10

Shërbejini në temperaturë dhome.

Lini një koment