Sot kemi kompekaj nga kuzhina tradicionale shqiptare

Ingredientët

  • 2 petë sfoljatë ose 5 petë të zakonshme
  • 8 kokrra vezë
  • 8 lugë gjelle sheqer
  • 8 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle kakao
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1 filxhan arra të thërrmuara
  • Për shërbetin:
  • 2 e 1/2 gotë sheqer
  • 2 gota ujë

Udhëzimet

1

Rrahim vezët me sheqerin derisa të rritet volumi dhe vezët të ndryshojnë ngjyrë të zbardhen, më pas shtojmë dhe gjalpin e shkrirë.

2

Përziejmë miellin me kakaon dhe me arrat, e shtojmë në mënyrë graduale tek ena ku kemi rrahur vezët duke e përzier me kujdes nga poshtë- lartë me qëllim që të mos ulet vëllimi.

3

Lyejmë tavën me gjalpë dhe shtrojmë një petë duke e ngritur anash. Hedhim masën e përgatitur, më pas shtrojmë petën tjetër duke e vendosur sa më lehtë.

4

E vendosim më pas ëmbëlsirën në furrë në temperaturën 180-200 gradë për 30-35 minuta.

5

Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe e lemë të ftohet.

6

Më pas kur kompekaj të jetë pjekur e sherbetosim.

Lini një koment