Ky skrab me bazë sheqeri dhe vaj portokalli është ideal për lëkurën. Jo vetëm që e eksfolion atë duke zbuluar lëkurën e re dhe duke elimininuar shtresën e vdekur, por gjithashtu e lë atë të ushqyer dhe hidratuar. Nuk përmban kimikate dhe mund t’i dhuroni vetes suaj ndjesinë e mirëqenies në komoditetin e spa-së brenda shtëpisë suaj.
Portokalli shpesh përdoret në aromaterapi pasi krijon një ndjesi lumturie dhe relaksi si dhe i jep energji mendjes. Besojmë se ju kemi bindur t’ia nisni punës.
Përbërësit:
- 1 gotë sheqer
- ½ gote vaj kokosi
- ½ lugë çaji vaj esencial portokalli
Udhëzime:
- Vendoseni vajin e kokosit në një tas mikrovale dhe nxeheni derisa të shkrijë, përreth 30 sekonda.
- Shtoni sheqerin dhe përziejini mirë.
- Shtoni vajin e portokallit dhe trazojini.
- Hidhini në një tas që mbyllet hermetikisht.
Ky skrab mund të jetë edhe një ide shumë e mirë dhurate për një mikeshën tuaj.
Lini një koment