Kujdesi për moskrijimin e njollave duhet të fillojë që në periudhën e dimrit, në mënyrë që, gjatë sezonit të pranverës dhe verës, fytyra të jetë e mbrojtur nga ndikimi i lartë i rrezeve të diellit.
Nëse ke nevojë për një maskë natyrale dhe pa shumë kosto në këtë drejtim, Neps.al vjen në këtë artikull me sugjerimin e radhës:
Përbërësit:
- 1 mollë
- Lëngu i një limoni
- 1 lugë kafe sodë buke
Udhëzime:
- Qëroni mollën, i hiqni farat dhe e kaloni në blender derisa tuli të bëhet kremoz. I shtoni lëngun e limonit dhe sodën e bukës.
- I përzieni mirë dhe aplikojeni maskën në fytyrë të pastër.
- E lini të veprojë për 30 minuta.

Kjo maskë rekomandohet të përdoret 1 herë në javë dhe pas disa përdorimesh do të vëreni që fytyra juaj është pastruar plotësisht nga papastërtitë, qelizat e vdekura dhe do të parandaloni kështu përhapjen e njollave mbi lëkurë./neps.al
Lini një koment