Sugjerojmë:

Si t’i shfrytëzoni qershitë për të përgatitur ëmbëlsirën tuaj të preferuar

Si t'i përdorni qershitë për të përgatitur ëmbëlsirën tuaj të preferuar

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

1001 mënyra për t’i shijuar qershitë! Ja një recetë që do t’i kthejë ato në ëmbëlsirën tuaj të preferuar....

Ingredientët

  • 500 gram qershi të lara dhe pa fara
  • 200 gram sheqer
  • 250 gram miell
  • 100 gram gjalpë
  • 200 ml qumësht
  • 50 gram arrë kokosi
  • 50 gram kakao
  • 10 gram fryrës ëmbëlsirash

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni vezët, sheqerin dhe më pas shtoni qumështin. Shtoni miellin, kakaon dhe fryrësin. Trazojeni mirë dhe në fund shtoni gjalpin e shkrirë.

2

Merrni një tavë për ëmbëlsira dhe shtroni në të brumin që përgatitët. Sipër e mbuloni me qershitë pa bërthamë.

3

E fusni në furrë për 40 minuta në temperaturë 180 gradë.

4

Pasi keku të jetë gati, i vendosni sipër qershi dhe një kupë akullore për t’u freskuar.

Lini një koment