Sugjerojmë:

Si t’i përgatisni vetë brioshët për mëngjes

Briosh

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Përse ta blini brioshin e gatshëm kur ju mund ta përgatisni atë vetë nga duart tuaja? Kështu do të jeni të sigurtë për cilësinë e asaj çka konsumoni. Ja receta që ju vjen në ndihmë. Mund t’i mbushësh me marmelatë, reçel, mjaltë, por edhe me djathë, proshutë e vezë.

Ingredientët

  • miell (i tipit 00) 400 gr
  • miell manitoba 600 gram (një lloj mielli që përdoret për kekë, biskota e ëmbëlsira. I bën ato më të buta sesa mielli normal i tipit 00).
  • gjalpë 70 gram
  • qumësht 500 ml
  • sheqer 40 gram
  • (qumësht 15 ml dhe 1 vezë për lyerjen)
  • mjaltë 70 gram
  • maja birre 50 gram
  • kripë 2 gram

Udhëzimet

1

Ngrohni qumështin në temperaturat 35-36°. Në brumatriçe hidh miellin (të dy tipat), majanë e tretur në pak qumësht të ngrohtë, mjaltin, gjalpin në temperaturë ambienti, sheqerin, qumështin e ngrohur dhe kripën.

2

Fillo të punosh brumin, derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Lëre brumin në një enë përreth 30 minuta në temperaturë ambienti 24-25°.

3

Më pas, ndaje brumin në copa 100 gr ose sipas dëshirës dhe formo me secilën shirita për t’i dhënë formën e një kërmilli ose çdo lloj forme sipas dëshirës.

4

Vendosi të gjitha format në një tepsi, ku më parë ke shtruar letrën e aluminit.

5

Lyej brumin me vezën e rrahur me qumësht dhe lëre të vijë në temperaturë rreth 28° për 40-50 minuta (me furrën e fikur, por me dritë ndezur).

6

Nxirri edhe një herë nga furra dhe lyeji përsëri me vezën e rrahur me qumësht. Futi në furrën e ngrohur 200° për 20-25 minuta sapo të marrin ngjyrë të kuqërremtë.

7

Gjatë kohës së pjekjes është mirë që të vësh poshtë tepsisë një enë me ujë (që duron nxehtësinë). Sapo të jenë gati, nxirri nga fura dhe lëri të ftohen për pak minuta, duke i ndarë nga njëra-tjetra. Shijojini!

Lini një koment