Si t’i bësh flokët e butë dhe plot shkëlqim falë qumështit dhe mjaltit
Shumë prej jush janë kthyer nga plazhi dhe mund të vini re se flokët tuaj janë tharë disi. Përveçse duhet t’i drejtoheni për disa centimetra parukerisë, ju mund të bëni edhe disa maska natyrale për t’i mirëmbajtur ato.
Neps vjen sot me propozimin e radhës, që kërkon vetëm dy përbërës.
Ja çfarë duhet të bëni:
Merrni një filxhan me qumësht të ngrohtë.
Trazoni në të 2 lugë gjelle mjaltë.
E përzieni mirë dhe aplikojeni përgjatë gjatësisë së flokut
E lini të veprojë për 20 minuta
Tani e lani flokun si zakonisht me ujë të bollshëm e shampo.
Kjo maskë rekomandohet të përdoret 1 herë në javë.
Qumështi mund të përdoret nga ai i zakonshmi, por duhet të siguroheni për cilësinë e mjaltit që të jetë 100% natyral, për të patur efekte të mira tek flokët tuaj./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment