Sugjerojmë:

Si të veproni kur ju mbaron xheli dezinfektant?

Thelbësore dhe primare është larja e duarve me ujë dhe sapun, si mënyra më e thjeshtë dhe më efektive e parandalimit të përhapjes së sëmundjeve infektive nëpërmjet baktereve/viruseve që transmetohen nga duart e papastra.

Si?
Pëllëmbët fërkohen mirë me njëra-tjetrën për të paktën 20 sekonda, duke bërë që sapuni të shkumohet mirë në cdo centimetër të mundshëm të duarve, duke mos mënjanuar/harruar zonën midis gishtërinjve dhe nën thonj.

Gjithashtu në vijim ju komunikojmë disa rekomandime nga OBSH(Organizata Botërore e Shëndetësisë) për të minimizuar rrezikun e përhapjes së Coronavirus:
1- Në rast se duart janë dukshëm të ndotura, duhet patjetër t’i lani ato me ujë të bollshëm dhe sapun.
2- Përndryshe rekomandohet të përdorni xhel dezinfektues për higjenizimin e duarve.

Është e paevitueshme dhe e domosdoshme larja e duarve me ujë dhe sapun:

1- Çdo herë pasi kolliteni apo tështini
2- Në rastet kur kujdeseni për persona të sëmurë
3- Para, gjatë dhe pas përgatitjes së vakteve ushqimore
4- Para konsumit të ushqimit
5- Pas përdorimit të tualetit
6- Pas kontaktit me kafshët
7- Pas kontaktit me objekte të cilat dyshoni se mund të jenë të kontaminuara

 Parandaloni përhapjen e virozave tek të tjerët:
1- Mbuloni gojën dhe hundën me bërryl ose shami letre në rastet kur tështini apo kolliteni
2- Hidheni menjëherë shaminë në koshin më të afërt
3- Higjenizoni duart menjëherë më pas, në rast se e keni të pamundur t’i lani ato me ujë të bollshëm dhe sapun.

Lini një koment