Që ti përdorim vezët në trajtimet e bukurisë duhet të sigurohemi që ato janë të freskëta dhe t’i ruajmë gjithnjë në frigorifer.Për lëkurat e yndyrshme përdoret e bardha e vezës, ndërsa për lëkurat normale përdoret e gjithë veza.
Zakonisht maskës me vezë duhet t’i shtoni disa pika lëng limoni ose pak mjaltë.

Ju nevojitet:
- 1 vezë
- 3 pika lëng limoni
Udhëzime:
- I përzieni të dyja bashkë dhe aplikojeni me një furçe në lëkurën e pastër të fytyrës.
- Relaksohuni për 30 minuta.
- Më pas me kujdes, e shpëlani fytyrën, pasi veza do të ketë ngrirë mbi fytyrën tuaj.
Butësia dhe shkëlqimi janë prova më e mirë se këtë maskë nuk duhet ta lini pa bërë./neps.al
Lini një koment