Si të përgatisni vetë maskën më të mirë verore për fytyrën tuaj!
Vera gjithnjë ka ndikime të dukshme mbi lëkurën tonë. Ose do ta thajë atë, ose do ta bëjë me njolla ose me shumë yndyrë.
Duke qenë se ne djersisim më shumë gjatë kësaj periudhe dhe me siguri harrojmë të hidratohemi, vera praktikisht kthehet në një problem të madh për lëkurën tonë.
Ja një maskë praktike për fytyrën që ju mund të bëni në kushtet e shtëpisë:
Do ju nevojitet:
1 kastravec
1 lugë gjelle sheqer
Udhëzime:
Lani kastravecin dhe e prisni feta-feta me gjithë lëkurë. Në një blender e grini imët.
E kaloni në një enë dhe sipër i shtoni sheqerin.
I përzieni mirë dhe pastaj e ruani kastravecin në frigorifer, në ngrirje.
Pas 1 ore, e vendosni pastën e përgatitur në fytyrën tuaj të pastër.
E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani.
Kjo maskë do t’i japë fytyrës shkëlqim dhe do ta hidratojë së tepërmi. Gjithashtu sheqeri shërben si një srub që heq qelizat e vdekura dhe zbut lëkurën tuaj./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment