Sugjerojmë:

Si të përgatisni tortë me fruta pylli

Ingredientët

  • 500 gr gjizë pa kripë
  • 270 gr sheqer
  • 1 kos grek
  • 400 ml ajkë
  • 500 gr fruta pylli të përziera
  • Lëng limoni
  • 2 disqe nga 24 cm pandispanjë

Udhëzimet

1

Në një pjatë përziejeni gjizën e shtypur mirë me 120 gr sheqer dhe kosin grek.

2

Rriheni ajkën që të fryhet dhe shtojeni tek përzierja e gjizës.

3

Shtoni pastaj 100 gr fruta pylli dhe përziejeni.

4

Sistemoni një disk pandispanjë në fundin e tavës, hidhini sipër kremin e gjizës duke e niveluar mirë, dhe mbulojeni me diskun tjetër.

5

Në një tenxhere, vendosni frutat që ngelën me sheqerin që ka tepruar dhe lëngun e limonit, dhe përziejini në zjarr të plotë derisa të jenë bërë si shurup. Lërini të ftohen.

6

Me këtë përzierje lyeni sipërfaqen e pandispanjës dhe vëreni në frigorifer, për së paku 3 orë.

Për recetën e pandispanjës klikoni këtu http://neps.al/2018/07/23/receta-klasike-si-te-pergatisni-pandispanje/

Lini një koment