Sugjerojmë:

Si të përgatisni kruasan në shtëpi

Koha e përgatitjes: 140 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 1 kg miell
  • 600 gr gjalpë
  • 40 gr maja birre
  • 250 gr ujë (i vakët)
  • 150 gr sheqer
  • 6 vezë
  • Kripë
  • Qumësht

Udhëzimet

1

Përziejmë 50 g gjalpë me 500 g miell dhe formojmë një brumë të cilin e vëmë të pushojë në frigorifer.

2

Shkrijmë në ujë majanë dhe e përziejmë me pjesën e mbetur të miellit.

3

Zëmë brumin duke shtuar me radhë të gjithë përbërësit: qumështin, sheqerin, kripën, vezët një nga një, i punojmë për 30 minuta deri kur brumi të bëhet i butë.

4

Më pas e mbështjellim masën e brumit me qese kuzhine dhe e vendosim për një natë në frigorifer.

5

Të nesërmen hapim si petë të dyja masat e brumit, atë me maja dhe atë me gjalpë së bashku. Në mes të tyre vendosnim masën e mbetur të gjalpit për t'i bashkuar.

6

Pas kësaj e palosim petën më katërsh dhe e lëmë për 30 minuta në frigorifer. Më pas e hapim përsëri petën me trashësi 0.5 cm.

7

Më pas e ndajmë petën në trekëndësha të vegjël i mbushim me pak reçel ose çokollatë, kjo në varësi të dëshirës.

8

I lëmë sërish të vijnë për rreth 2 orë në temperaturë ambienti, i lyejmë me vezë dhe i vëmë të piqen në furrë në temperaturën180-190° për 20 minuta

Lini një koment