Sugjerojmë:

Si të përgatisim ujë detoks me mollë e kanellë

Si të përgatisim ujë detoks me mollë e kanellë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Filloni një program detoksi për të eliminuar toksinat dhe për të forcuar sistemin tuaj. Futuni edhe ju në trendin e ujit detoks me këtë recetë që mbi të gjitha është e shijshme. Molla përdoret shumë në pijet detoks, ndërkohë që kanella përshpejton metabolizmin tuaj.

Ingredientët

  • 1 mollë jeshile
  • 1-2 shkopinj kanelle
  • 4-5 gjethe mente
  • 1 lugë kafe uthull molle
  • Ujë të ngrohtë

Udhëzimet

1

E prisni mollën në feta. Mos e qëroni atë.

2

Vendoseni mollën në një kanë uji, së bashku me përbërësit e tjerë.

3

E fusni në frigorifer dhe konsumojeni para çdo vakti.

Lini një koment