Sugjerojmë:

Si të përgatisni “Fli” specialitetin e kuzhinës shqiptare

Ingredientët

  • 200 gr gjalpë
  • 1 kg miell gruri
  • kripë
  • 4 gota ujë
  • 2 filxhan çaji mazë
  • 3 lugë vaj

Udhëzimet

1

Marrim miellin dhe e përziejmë me ujin dhe kripën deri sa të tretet dhe të fitojë trashësinë e qumështit.

2

Kosin dhe mazën e përgatisim në një enë të veçantë.

3

Në një tepsi fillojmë hedhim qullin me miell dhe krijojmë një shtresë të hollë.

4

Më pas hedhim mazën po ashtu duke formuar një shtresë të hollë.

5

E përsërisim disa herë deri sa të mbarojnë të dyja përzierjet.

6

Pasi të jetë mbushur tepsia e marrim dhe e pjekim në saç.

Lini një koment