Sugjerojmë:

Si të heqësh me kripë, njollat e ndryshkut tek rrobat

Mos u çudisni aspak. Edhe rrobat mund të ndryshken!

Kjo vjen zakonisht për disa arsye kryesore:

  • E para sepse i keni lënë gjatë në ambiente me lagështirë.
  • Nuk i keni përdorur për një kohë të gjatë.
  • I keni futur në dollap pa i tharë mirë.
  • Kopsat metalike janë oksiduar dhe kanë lëshuar njollë mbi bluzen tuaj.

Për këtë problem ju vijnë në ndihmë dy përbërës:

  • 1 limon
  • 1 lugë gjelle kripë

Image result for lemon and salt

Udhëzime:

  • Në një enë bashkoni lëngun e limonit dhe kripë. I përzieni mirë.
  • Vendoseni pastën tek njolla e ndryshkut. Sipër vendosni një napë të bardhë dhe sipër napës mbani për disa sekonda hekurin ndezur.
  • Më pas i shpëlani rrobat tuaja si zakonisht.

Nxehtësia e hekurit, acidi citrik tek limoni dhe vetitë gërryese të limonit do ta zhdukin ndryshkun e rrobave sa hap e mbyll sytë./neps.al 

Lini një koment