Sugjerojmë:

Si të bësh një porosi online me SnapFood, brenda pak sekondave

Snapfood është padyshim risia e kohërave që po jetojmë dhe sigurisht mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për të porositur ushqimin e preferuar në vendndodhjen që dëshironi. Misioni i SnapFood është që të sjellë restorantet e zonës, në shtëpinë apo në zyrën tuaj, duke u siguruar të bashkëpunojë me restorantet më prestigjioze në kryeqytet.

Por pyetja që njerëzit na bëjnë më shpesh është: Si të porosis me SnapFood?

Le t’i japim përgjigje kësaj dileme me të cilën mund të jeni ndeshur, duke e shpejguar të gjithë procesin hap pas hapi.

Si fillim duhet të dini që Snapfood ka aplikacionin e tij, të cilin mund ta shkarkoni në celular dhe tablet për iOS dhe Android. Sikurse shkarkoni çdo aplikacion tjetër në celular, kështu veprohet edhe me SnapFood. Ju merr pak minuta kohë dhe është falas!

Pasi keni kaluar këtë fazë, në telefonin tuaj do të shfaqet një ikonë e re, sikurse e tregon më qartë fotoja më poshtë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hapim aplikacionin. Aktivizoni vendodhjen tuaj dhe jepini vazhdo. Kjo fazë e dytë do të na kërkojë regjistrimin e të dhënave, prandaj filloni dhe i plotësoni dalëngadalë.

Menjëherë pas kësaj faze do të na hapet aplikacioni. Ju do të njiheni me restorantet e papara që ka SnapFood, secila me menunë, fotot e produkteve për t’u orientuar më mirë dhe çmimet përkatëse. Mos harroni se me SnapFood mund të porosisni edhe në farmaci, supermarkete si dhe cigare.

Klikoni tek njëra. Për shembull tek Big Bite. Do të na shfaqet kjo pamje:

Pasi pashë menunë, dua të porosis dy toste.

Klikoj mbi produktin dhe shtyp butonin +.

Nëse doni të porosisni dy toste, atëherë do e shtypni dy herë butonin +.

Siç e shikoni në shportë kemi 300 lek produkte. Porosita edhe një pita club. I dhashë përfundo porosinë.

Kjo është tabela që do ju shfaqet.

Do të klikoni në fund tek: Vazhdoni me pagesën 

Pas kësaj do duhet të prisni vetëm pak minuta. Porosia do vijë në adresën tuaj.

Dhe ja tek është porosia:

Kaq e lehtë ishte!

Lini një koment