Si të bëni një maskë me kungull që fytyra juaj të shkëlqejë natyralisht 24 orë
Kungulli është plot me enzima dhe rrjedhimisht zbut dhe e bën të shkëlqejë lëkurën tuaj.
Kungulli është gjithashtu i shkëlqyeshëm për të stimuluar prodhimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën tuaj të duket shumë më e re nga sa është në të vërtetë.
Ne ju sugjerojmë një maskë e cila bëhet kollaj në kushtet e shtëpisë.
Përbërësit:
1 filxhan çaji me pure kungulli
½ filxhan çaji me tërshërë
½ lugë çaji me kanellë
2 lugë gjelle me mjaltë të lëngshëm
Udhëzime:
Në një blender shtoni tërshërën dhe e trazoni derisa të bëhet pluhur.
Tani bashkoni tërshërën pluhur dhe purenë e kungullit. Trazojeni mirë.
Tani shtoni kanellën dhe mjaltin.
E përzieni sërish dhe shtoni disa pika ujë që të hollohet.
Aplikojeni maskën në fytyrë me ndihmën e një furçeje.
E lini deri në 10 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.
Aplikoni kremin tuaj hidratues.
Kjo maskë këshillohet të përdoret deri në dy javë. Nëse ju ngelet pak nga maska e përgatitur, mbylleni mirë kavanozin dhe ruajeni në frigorifer deri në 24 orë./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment