Vajzat shpesh janë gati të harxhojnë një mal me para kur vjen puna për t’u dukur bukur. Por jo shumë njerëz e dinë se mund të dukesh e tillë, edhe pa përdorur produkte të shtrenjta profesionale.
Për shembull këtu në Neps.al ju tregojmë një zgjidhje të thjeshtë për qeset e zeza poshtë syve.
Për çfarë bëhet fjalë? Për kompresa kastraveci!

Me siguri keni dëgjuar për efektet pozitive të akullit në lëkurën tuaj, megjithatë kjo metodë mund të jetë pak agresive për lëkurat e ndjeshme.
Për këtë arsye ne ju prezantojmë me një metodë tjetër e cila kërkon kastravec.
Çfarë duhet të bëni?
- Qërojeni kastravecin, e shtoni në një blender. Shtoni edhe 1 lugë gjelle ujë.
- Bëjeni masën kremoze dhe më pas e kaloni në format e akullit.
- E fusni në ngritje për 4-5 orë dhe pas kësaj i përdorni kubat e akullit për masazh në fytyrën tuaj veçanërisht poshtë syve nëse doni të ndaheni përfundimisht nga qeset e zeza apo sytë e fryra./neps.al
Lini një koment