Do t’ju duhet:
1/2 filxhan sodë buke
1/2 filxhan me miell misri
2 lugë gjelle vaj kokosi
10 pika vaj esencial rozmarine
Pse funksionon?
Soda e bukës ka veti antibakteriale dhe po kështu edhe vaji i arrës së kokosit i cili është gjithashtu anti-inflamator dhe hidratues. Vaji esencial i rozmarinës mund të zëvendësohet nga çdo aromë tjetër, megjithëse kjo ka një të veçantë që i jep elasticitet lëkurës.

Udhëzime:
- Për përgatitjen e deodorantit duhet të përzieni përbërësit në mënyrë të barabartë dhe graduale.
- Aplikojeni në mënyrë të moderuar dhe prisni pak derisa vaji të përthithet, për të ruajtur efektivitetin e tij.
- Ky deodorant praktik dhe i thjeshtë aplikohet në sqetulla pasi jeni larë, për një aromë të mirë dhe rezultate afatgjata.
Lini një koment