Sugjerojmë:

Si të bëjmë tartë me domate dhe borzilok, sipas recetës së Blerina Bombaj

Si të bëjmë tartë me domate dhe borzilok, sipas recetës së Blerina Bombaj

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Foto dhe receta është marrë nga dietologia Blerina Bombaj, në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ingredientët

  • Për brumin: 150 gram miell
  • 100 gram gjalpë
  • 2 të verdha veze
  • Pak kripë
  • Mbushja: 500 gram gjizë
  • 1 kokërr vezë
  • 1 thelpi hudhër
  • Borzilok
  • Pak spinaq
  • Pak vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Ndizni furrën të jetë e nxehtë. Shtoni në blender të gjithë përbërësit përveç gjizës.

2

I bashkoni më pas me gjizën dhe i përzieni mirë.

3

Shtroni brumin në tavë, e shponi me piru dhe e piqni në 200 gradë përreth 15 minuta.

4

Më pas e hiqni nga furra, hidhni mbushjen dhe domatet e prera në feta. Përsiper i hidhni pak rigon.

5

Piqeni sërish në 200 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment