Si të bëjmë një salcë të mirë picash

2 lugë gjelle vaj ulliri
2 thelpi hudhra të grimcuara
3 lugë gjelle salcë domatesh
1 domate
Borzilok
Rigon
Kripë,piper

1.Ngrohni tiganin me vaj ulliri. Skuqni hudhrat me salcën e domateve.

2.Shtoni edhe domaten e prerë në copa të vogla.

3.I përzieni për 1 minutë.

4.Më pas e hiqni nga zjarri. Shtoni rigonin, borzilokun, kripë dhe piper.
I përzieni mirë.

5.E lini pak të ftohet dhe salca është gati për t’u përdorur tek brumi i picave.

Lini një koment