Dreka/ RECETA

Si të bëjmë makarona bolonjeze në furrë

Si të bëjmë makarona bolonjeze në furrë

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 500 gram makarona (mundësisht linguini)
  • 500 gram mish viçi
  • 4 kokrra domate (të buta pasi na nevojiten për salcë).
  • 1 lugë gjelle verë të bardhë
  • 200 gram djathë parmixhano të grirë imët
  • 2 qepë
  • 300 ml pana
  • 25 gram gjalpë
  • 4 lugë gjelle vaj uliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë dhe kripë vendosni për të zierë makaronat.

2

Ndërkohë në një tigan me pak vaj skuqni qepën dhe shtoni mishin e grirë. Pas kësaj shtoni domatet, borzilokun, verën, kripë dhe piper.

3

Pasi kima të jetë gati hiqni makaronat nga zjarri dhe i shtroni në një tavë. Sipër i shtoni mbushjen që përgatitët dhe i përzieni mirë.

4

Tani i shtoni sipër gjalpin e shkrirë, panën, pak majdanoz dhe në fund mbulojeni sipërfaqen e tavës me djathë parmixhano.

5

Futeni tavën në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply