Sugjerojmë:

Si ta shijosh shtatzëninë edhe gjatë stinës së verës

Këtë verë je një mami e ardhshme në pritje të ëmbël? Atëherë je në artikullin e duhur…

Instituti i Shëndetit Publik ka ndarë disa këshilla të rëndësishme sesi ta shijoni shtatzëninë edhe gjatë stinës së verës.

Për t’u ndjerë të freskëta dhe të shëndetshme ndiqni sugjerimet e mëposhtme:

  • Kryeni punët jashtë shtëpisë në mëngjes ose në mbrëmje kur temperaturat janë më të ulëta.
  • Kur temperaturat kalojnë 30 gradë, qendroni brenda në ambiente me hije.
  • Vishni rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura.
  • Pini sasinë e rekomanduar të ujit dhe lëngeve për të qenë të hidratuara.
  • Kur lëvizni mbani gjithmonë me vete një shishe ujë.
  • Përdorni një krem mbrojtës ndaj diellit, çdo ditë. Faktori mbrojtës duhet të jetë 20 e lartë.
  • Bëni një dush shpesh, për t’u freskuar.
  • Mbani këmbët lart për të shmangur fryrjen/ënjtjen e tyre.
  • Minimizoni marrjen e kripës, që të shmangni mbajtjen e ujit në trup.
  • Shtrihuni dhe flini rregullisht gjatë ditës.
  • Kërkoni ndihnë në qoftë se ndiheni të lodhura kur gatuani, pastroni apo shëtisni.
  • Kujdes në zgjedhjen e ushqimeve. Ato duhet të jenë të gatuara mirë dhe jo të lëna për një kohë të gjatë në diell.
  • Rishikoni planet që keni. Në qoftë se nuk keni asnjë detyrë urgjente për të kryer, atëherë rrini në qetësi.

Image result for pregnant in summer

Ndaji këto këshilla edhe me mikeshat e tua, në pritje të ëmbël!/neps.al 

Lini një koment