Si ta shfrytëzojmë bukën e mbetur për një tavë të shijshme me djathë mocarella

3 lugë gjelle gjalpë i shkrirë
¼ filxhan me djathë parmixhiano
1 lugë çaji hudhër pluhur
2 lugë gjelle me majdanoz të freskët
¼ filxhan me djathë mocarella
8 feta bukë të mbetura

1.Parangrohni furrën në 200 gradë.

2.Në një tas bashkoni gjalpin e shkrirë dhe hudhrën.

3.Merrni një tavë dhe radhisni në të fetat e bukës. Sipër i spërkasni me gjalpin, djathin parmigiano, mozarellën dhe majdanozin.

4.E fusni tavën në furrë për 15 minuta.

5.Shijojeni!

Lini një koment