Kivi është një frut i pasur me vitaminë A,C,K, E, kalium, fosfor, hekur, magnez, zink dhe është shumë i dobishëm për organizmin si dhe për flokët tanë.
Nëse vuani nga rënia e flokëve, kjo maskë është gjithçka që ju duhet.

Përbërësit:
- 1 kivi
- 1 lugë gjelle vodka
Udhëzime:
- Qëroni dhe shtypeni kivin me një pirun.
- Shtoni vodkën. Përziejini përbërësit derisa të merrni një pastë të trashë.
- Aplikojeni në skalpin tuaj butësisht dhe vendosni një qese plastike në kokë. Lëreni maskën për 15 minuta.
- Lajini flokët me ujë të ngrohtë dhe një shampo të butë.
- Mund ta përdorni këtë maskë dy herë në javë për rezultate të mira në një muaj./neps.al
Lini një koment