Si mund të humbësh në peshë falë çajit të majdanozit
Majdanozit nuk i janë dhënë vlerat e duhura. Kjo barishte është e pasur me vitaminat A, B (folate), C dhe K, si dhe mineralet hekur dhe kalium, kalcium, fosfor dhe një flavonoid (antioksidues) i njohur si kuercetin. Majdanozi është gjithashtu diuretik natyral (dhe i lehtë) që mund të ndihmojë trupin tuaj të shpëtojë nga lëngjet e tepërta.
Departamenti i Biologjisë në Universitetin e Stambollit, zbuloi se majdanozi redukton nivelet e glukozës në gjak te pacientët diabetikë. Dhe kur nivelet e glukozës janë të shëndetshme, kjo ndihmon me bilancin afatgjatë të peshës duke e mbajtur mëlçinë të shëndetshme dhe sistemin e tretjes të fortë.
Por, majdanozi është i vështirë për tu ngrënë, prandaj është përdorur shpesh si një garniturë e vogël. Për shkak të natyrës shpesh të pakëndshme të majdanozit, dhe faktit se përfitimet vijnë nga konsumimi i sasive të mëdha, na vjen në ndihmë çaji i majdanozit.
Çaji i majdanozit mund të përdoret si një shtojcë për supë me perime për të ndihmuar në reduktimin e kalorive, ndërsa siguron ende të gjitha ato vitamina, minerale dhe antioksidantë të mahnitshëm. Ju gjithashtu mund ta përdorni atë si një pije në vend të lëngjeve ose pijeve me sheqer.
Si përgatitet çaji i majdanozit?
Nevojiten:
1 tufë majdanoz
1 litër ujë
Udhëzime:
Në ujë të nxehtë shtoni majdanozin dhe lëreni të ziejë për 20 minuta. Më pas hiqeni majdanozin duke lënë prapa vetëm ujin.
Nëse doni ta ëmbëlsoni çajin pak, shtoni mjaltë për shije.
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment