Stresi, pluhurat e ditës, por edhe produktet kozmetike shpesh e skuqin dhe irritojnë lëkurën tonë.
Në rast se edhe ju vuani shpesh nga diçka e tillë, hidhini një sy maskës natyrale që ju vjen në ndihmë për të tilla problematika.
Është e lehtë për t’u përgatitur dhe me gjasa të gjithë përbërësit ndodhen në dollapin e kuzhinës suaj.
Do ju duhet:
- 1 lugë çaji mjaltë
- 1 lugë çaji arrë myshku
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 1 lugë gjelle pluhur kanelle

Udhëzime:
- Përzieni të gjithë përbërësit në një enë.
- Aplikojeni maskën në fytyrë. E lini të veprojë për 15 minuta.
- Më pas e lani fytyrën me ujë të bollshëm, e fshini me një peshqir të pastër dhe aplikoni një krem hidratues.
- Masazhojeni pak fytyrën duke bërë disa lëvizje rrethore me majat e gishtave./neps.al
Lini një koment