Sugjerojmë:

Shkencëtarët nga Singapori shpikin një metodë që djeg dhjamin pa ushtrime

Kur dieta dhe stërvitja nuk janë të mjaftueshme, njerëzit shpesh mendojnë një alternativë tjetër për të promovuar humbjen e peshës. Edhe tani, shkencëtarët nga Singapori kanë pohuar se kanë krijuar një pajisje të re për të ndihmuar njerëzit të humbin në peshë dhe kjo funksionon duke synuar drejtpërdrejtë yndyrën e trupit.

Këtu në Neps.al duam të ndajmë risitë e reja në kujdesin shëndetësor dhe prandaj po e ndajmë këtë histori me ju, sepse ndoshta mund të ndihmojë shumë njerëz që luftojnë me mbipeshën në të gjithë botën.

Scientists From Singapore Have Invented a Patch That Can Burn Body Fat Without Exercise

Paketa e re, për të cilën thuhet se është shumë e lehtë për t’u aplikuar mund të ndihmojë në promovimin e humbjes së peshës pa stërvitje. Ajo u shpik nga Profesori Chen Peng dhe Asistent Profesor Xu Chenjie nga Universiteti Teknologjik Nanyang në Shkollën e Inxhinierisë Kimike dhe Biomjekësore të Singaporit. .

Scientists From Singapore Have Invented a Patch That Can Burn Body Fat Without Exercise

Një problem tek shumë produkte për humbjen e peshës është se ato synojnë peshën e ujit dhe jo yndyrën e pastër të trupit.

Këto ngjitëse që vendosen në trup synojnë drejtpërdrejtë yndyrën e trupit. Ato fusin ilaçe në trup që do të ndihmojnë në shndërrimin e qelizave të bardha të yndyrës, të cilat trupi i ruan, në qelizat yndyrore kafe, të cilat trupi i djeg për të prodhuar nxehtësi.

Deri më tani, copat janë testuar tek minjtë dhe ka pasur rezultate të mira. Jo vetëm që nxitën shndërrimin e yndyrës së bardhë në kafe, por minjtë e shëndoshë, nuk fituan më peshë apo yndyrna në trup.

Scientists From Singapore Have Invented a Patch That Can Burn Body Fat Without Exercise

Ditët e sotme ka trajtime të ndryshme mjekësore që synojnë uljen e yndyrës së trupit tek pacientët obezë. Shumica e tyre jepen me gojë ose përmes injeksionit, shpesh në doza të mëdha dhe me efekte anësore serioze.

Sipas Chen, kjo metodë jo vetëm që do të ishte më e lehtë për t’u përdorur, por copëzat përdorin edhe më pak përbërës sesa trajtime të tjera të ngjashme, gjë që zvogëlon si koston e prodhimit të tij ashtu edhe efektet anësore të mundshme të pacientëve.

Scientists From Singapore Have Invented a Patch That Can Burn Body Fat Without Exercise

Obeziteti ndikon tek njerëzit në të gjitha sferat e ndryshme të jetës dhe mund të vijë me pasoja të rënda si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Në Shtetet e Bashkuara, studimet pretendojnë se shumë njerëz që vuajnë nga mbipesha, ose thjesht janë mbipeshë, kanë qasje të kufizuar në ushqime të freskëta dhe të shëndetshme.

Le të presim atëherë ditën që kjo shpikje do të hidhet në treg dhe efikasitetin që do të ketë!/neps.al 

Lini një koment