Sugjerojmë:

Shirita kungulli të pjekur me proshutë të tymosur

Shirita kungulli të pjekur me proshutë të tymosur

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kungujt ende nuk kanë dalë nga moda kështu që jemi ende në kohë për të realizuar receta fantastike!

Ingredientët

  • 1 kungull mesatar
  • 150 gram pançetë
  • 1 tufë majdanoz i freskët
  • Kripë, piper të zi për shije

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë, vendosni në të një letër kuzhine dhe e lyeni me pak vaj ulliri.

3

Me një thikë të mprehtë, prisni në shirita të hollë kungullin.

4

I lani mirë dhe i mbështillni me feta gjithashtu të holla të pançetës.

5

I shtoni sipër pak kripë, e piper dhe i radhisni njëra pas tjetrës në tavë. I vendosni të piqen për 30-35 minuta në furrë.

6

Shijojini të ngrohta duke i servirur sipër me pak majdanoz.

Lini një koment