Shijo çdo ditë me një klik pjatat e shijshme tek “Vila Sanremo”

Tek “Vila Sanremo” shërbimi cilësor takon shijen e parezistueshme të pjatave gatuara gjithë delikatesë. Restoranti do ju falë një ngrohtësi të vërtetë në ambientet e tij, sikurse edhe piceria apo dhomat e hotelit.

Por sigurisht në të Nepsit na pëlqen të ndalemi tek pjesa e ushqimit, pjesa më e bukur natyrisht!

Vila Sanremo ofron një shumëllojshmëri pjatat me ushqime deti cilësore dhe të shijshme! Le të përmendim këtu recetat e pafundme me frutat e detit, peshkun e freskët apo friturat mikse që kush nuk i pëlqen.

Sigurisht në menunë e Vila Sanremo nuk mungojnë supat e ndryshme, sallatat e shëndetshme dhe plot ngjyra apo pastat e të gjitha modeleve. Sikurse e kuptuat, “Vila Sanremo” tani është pjesë e SnapFood dhe çdo pjatë për të cilën ju fola më lartë, mund ta porosisni me telefon.

Nëse e keni shkarkuar aplikacionin, ky veprim nuk do të marrë më shumë se 20 sekonda kohë, sikurse edhe ardhja e porosisë në adresën tuaj nuk do të marrë më shumë sesa 30 minuta.

Të porositurit online me SnapFood është padyshim një eksperiencë që duhet provuar!/neps.al

Lini një koment