Nga neps. al18 Nëntor, 2020 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 3 minuta
Sheqer kaf apo i bardhë? Ja cilat janë dallimet mes tyre
Sheqeri kaf është një produkt ekstrakt i kallam sheqerit, nga ngjyra e artë dhe shija më pak e ëmbël se sheqeri i bardhë i rafinuar.
Shumë njerëz e zgjedhin për përdorim të përditshëm pasi konsiderohet më natyrale dhe me shumë vlera, por nuk është ekzaktësisht kështu. Sheqeri i errët, i përpunuar ose jo, nuk është më i shëndetshëm se sheqeri i bardhë.
Ndryshimet mes sheqerit të bardhë dhe atij kaf
-Të dy produktet lindin nga përpunimi i bimëve të ndryshme.
-Sheqeri i bardhë derivon nga përpunimi i panxharit të sheqerit, ndërsa ai kaf nga kallam sheqeri. Ekziston edhe sheqeri i bardhë i derivuar nga sheqeri kaf që purifikohet.
I bardhë apo kaf, sheqeri është gjithmonë i përbërë nga sakaroza, e cila ka brenda dy lloje sheqeri; fruktozën dhe glukozën.
Ndërsa sheqeri i bardhë kalon në një sërë proceses para se të bëhet i pastër dhe më i imët, ai kaf është më natyral. Mes sheqerit të bardhë dhe atij kaf të papërpunuar nuk ekzistojnë ndryshime të veçanta nga pikëpamja nutricionale.
Sheqeri kaf integral në të vërtetë është më natyral dhe si rrjedhojë dhe më e shëndetshme.
–Sheqeri i karamelizuar
Lexoni gjithmonë etiketat kur blini sheqer kaf. Në një produkt të mirë nuk duhet të ketë gjurmë të E150c një ngjyrues sintetik që i bën kokrrat më të errëta, të ngjashëm me sheqerin integral kaf. Bëhet fjalë për një produkt të përpunuar me produkte kimike për ta bërë të ngjajë sa më shumë me origjinalin.
–Mineralet
Sheqeri i papërpunuar dhe ai kaf përmbajnë më shumë minerale se sheqeri i bardhë, por mineralet janë aty si pasojë e melasës. Sheqeri kaf mund t’ju ofrojë pak kalcium, kalium, hekur dhe magnez, por sasitë janë shumë të vogla për të gjeneruar ndonjë përfitim shëndetësor.
Në një lugë çaji me sheqer kaf gjenden 0.02 miligram hekur, një sasi aspak domethënëse në nevojën ditore prej 8 miligramësh për meshkujt dhe 18 miligramësh për femrat në moshën e pjekurisë.
Në krahasim me sheqerin me ngjyrë kafe që në vetvete është thjesht sheqer i bardhë i ngjyrosur me melasë, sheqeri i papërpunuar ose i përpunuar pjesërisht është kokërrmadh dhe krokant. Ai ka një ngjyrë kafe të çelët dhe prodhohet nga kristalet e para që dalin gjatë përpunimit të lëngjeve të kallam sheqerit.
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment