Çaji jeshil ka veti që të luftojë rrudhat kur aplikohet në fytyrën tonë. Prandaj Neps ju sugjeron një scrub shumë të mirë natyral që përgatitet kollaj në kushtet e shtëpisë.
Çfarë duhet të bëni?
Merrni dy bustina çaji jeshil.

I vendosni në një enë me ujë të nxehtë dhe pasi të kenë lëshuar ekstraktin, i merrni lëngun.

Shtoni sheqerin kaf dhe e përzieni mirë.

Më pas shtoni mjaltin dhe trazojeni sërish. Mjalti ka veti të shkëlqyera antibakteriale.

Scrubi që përgatitët aplikohet pasi keni larë fytyrën. Masazhojeni për 5 minuta dhe më pas e shpëlani sërish fytyrën me ujë të bollshëm.

Për ta ruajtur këtë scrub për më vonë, e ruani masën në një kavanoz dhe mbajeni në një vend të thatë e të ftohtë. Do të zgjasë për disa javë./neps.al
Lini një koment