Përse na duhet një scrub i tillë?
Sepse:
- Heq qelizat e vdekura të lëkurës
- Përmirëson qarkullimin e gjakut
- Redukton pamjen e celulitit
- Shërben si antioksidant
- Rivitalizon qelizat e lëkurës
- Rigjeneron lëkurën e dëmtuar
- Përmirëson aromën e trupit
Përbërësit:
- 2 lugë gjelle kafe
- 1 lugë gjelle sheqer
- 2 lugë gjelle lëng limoni
- 1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
- Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni mirë, derisa të krijoni një scrub.
- E aplikoni në zonën ku keni më së shumti celulit, për shembull tek zona e kofshëve dhe masazhojeni pak zonën. Për këtë mund t’ju duhet edhe ndihma e një personi tjetër.
- Pas kësaj e lini scrubin të veprojë për 20 minuta
- Në fund e lani trupin më ujë të vakët.
- Aplikimi i kësaj metode 1-2 herë në javë do të japë shumë shpejt rezultatet e para.

Pse këto përbërës?
- Kafeja është një antioksidant që lufton radikalet e lira në lëkurë.
- Mjalti përdoret për ta mbajtur lëkurën e butë dhe të hidratuar.
- Limoni lufton njollat dhe aknet.
- Sheqeri heq shtresat e vdekura të lëkurës.
Scrubi anticelulit rekomandohet të aplikohet direkt pas dushit, duke e masazhuar në formë rrethore. Në përfundim do të vini re që lëkura juaj është më e lëmuar dhe tonifikuar./neps.al
Lini një koment