Sugjerojmë:

Sarma me gjethe spinaqi

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 90 min

Ingredientët

  • 0.5 kg mish të bluar
  • 30 gjethe spinaq
  • 3 kokë qepë
  • 1 gotë oriz
  • 250 gr gjalpë
  • 2 lugë piper i kuq
  • 2 gota ujë
  • 1 gotë ajkë
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Në një tigan vendosim qepët e coptuara, mishin e bluar, orizin, kripën dhe piperin e zi, i skuqim për 5 minuta dhe shtojmë piperin e kuq.

2

Vazhdojmë i skuqim edhe për 2 minuta të tjera.

3

Marrim gjethet e spinaqit dhe i vlojmë në ujë.

4

Masën që kemi në tigan e mbështjellim me gjethet e spinaqit.

5

Sarmat e mbështjellura i rendisim në tenxhere, dhe shtojmë 2 gota ujë në të.

6

Hedhim pak yndyrë në një tigan bashkë me 1 lugë piper të kuq dhe pasi të jetë skuqur pak e shtojmë në tenxhere.

7

Sarmat i ziejmë në temperaturë mesatare për 1 orë.

8

Pasi të jënë zier sarmat i heqim nga tenxherja, i rendisim në tavë, shtojmë 1 gotë ajkë sipër tyre dhe i pjekim në furrë për 15 minuta.

9

Pas kësaj sarmat janë gati të serviren.

Lini një koment