Sugjerojmë:

Salmon me spinaq, shije e paparë në një pjatë të vetme!

Salmon me spinaq, shije e paparë në një pjatë të vetme!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Pjatë e lehtë, praktike dhe super e rekomanduar për nga vlerat ushqyese që na jep!

Ingredientët

  • 800 gram fileto salmoni
  • 1 kg spinaq
  • 100 gram salcë kosi
  • 1 thelbi hudhër
  • 1/2 tufë kopër
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Lajmë spinaqin dhe u heqim gjetheve pjesën e bishtit.

2

Skuqim salmonin dhe ndërkohë përgatisim salcën e kosit.

3

Vendosim në një enë salcën e kosit bashkë me kripën, piperin, vajin e ullirit dhe koprën e grirë hollë. I përziejmë përbërësit dhe nëse duhet i shtojmë pak ujë.

4

Kur salmoni të jetë skuqur, e lëmë mënjanë dhe vendosim në të njëjtin tigan spinaqin, duke e përzierë lehtë.

5

Në pjatë vendosim fillimisht spinaqin, sipër tij salmonin dhe salcën e kosit rreth e rrotull.

Lini një koment