Sugjerojmë:

Salmon me salcë mango dhe lime

Koha e përgatitjes: 5 min Koha e gatimit: 10 min

Ingredientët

  • Fileto salmoni pa lëkurë
  • Kripë
  • Piper
  • 1 lugë çaji vaj ulliri
  • Për salcën:
  • 1 mango
  • Piper i kuq
  • Lëng nga një lime
  • Majdanoz
  • Qepë të njoma, jeshile
  • 1 lugë çaji ketchup
  • Kripë

Udhëzimet

1

Marinoni salmonin me kripë dhe piper për shije.

2

Nxehni 1 lugë çaji vaj ulliri mbi nxehtësi të mesme.

3

Vendosni të skuqet salmoni 1-2 minuta.

4

Pastaj futeni në furrë në 220 gradë dhe piqeni 8 minuta.

5

Në një enë hidhni së bashku mango, piper të kuq, lëng limoni,majdanoz, qepë të njoma, ketchup dhe kripë.

6

Salcën e përgatitur hidheni mbi salmon dhe sherbejeni të nxehtë.

Lini një koment