Sugjerojmë:

Sallatë verore me kos, karota dhe kastravec

Sallatë verore me kos, karota dhe kastravec

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 500 gram kos
  • 2 lugë gjelle majonezë
  • 5 karota
  • 1 kastravec
  • 1 tufë koper
  • 1 lugë kafe hudhër pluhur
  • pak vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani dhe qëroni karotat. I prisni fije-fije të holla. Po kështu veproni edhe me kastravecin.

2

Në një enë shtoni kosin dhe e përzieni mirë me lugë derisa të bëhet krem. Shtoni majonezën, karotat, kastravecin, hudhrën dhe koperin.

3

E përzieni mirë dhe më pas shtoni kripën, piperin dhe vajin e ullirit. Sallata është gati për t’u shijuar!

Lini një koment