Sugjerojmë:

Sallatë turke e përgatitur me mish, argjinare dhe fara pishe

Koha e përgatitjes: 30 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • 8 argjinare të vogla
  • Lëngu i 2 limonave
  • Vaj ulliri
  • Hudhër
  • Majdanoz
  • 600 gr fileto mishi
  • Fara pishe 40 gr
  • Mustardë
  • 1 lugë çaji mjaltë
  • 1 lugë çaji uthull
  • 50 gr krem djathi
  • Rukola
  • Krem balsamik

Udhëzimet

1

Lyeni argjinaret me lëng limoni dhe ngrohni 6 lugë vaj në një tenxhere të madhe.

2

Pastaj hidheni argjinaren në texhere dhe shtoni hudhër, kripë dhe piper të zi.

3

Hidhni brenda 125 ml ujë dhe shtoni majdanozin.

4

Mbulojeni tenxheren dhe lereni të ziejë në nxehtësi mesatare për rreth 10-15 min.

5

Pastaj lëreni të ftohet.

6

Në një tigan hidhni 2 lugë vaj dhe hidhni mishin me kripë e piper.

7

Pastaj vendoseni në furrë në temperaturë më të ulët për pjekje për rreth 20 min.

8

Në një tigan të thatë hidhni farat e pishës, ngroheni tiganin dhe shtoni mustardë, mjaltë, uthull dhe 4 lugë vaj.

9

Shtoni pak kripë.

10

Hiqeni mishin nga furra dhe lereni të ftohet për rreth 10 minuta.

11

Pastaj priteni në shirita të hollë.

12

Vendosni argjinaret sipër dhe shtoni një lugë krem djathi, duke përdorur një lugë akulloreje.

13

Vendosni rukolan në krye dhe hidhni mustardë dhe krem balsamik dhe shërbejeni të spërkatur me fara pishe.

Lini një koment