Sugjerojmë:

Sallatë pule me avokado dhe majonezë

Sallatë pule me avokado dhe majonezë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Shumë e veçantë si sallatë, prandaj ju rekomandoj mos ta humbisni recetën!

Ingredientët

  • 1 gjoks pule i prerë sa më imët
  • 5 degë selino të prera imët
  • 2 avokado të prera në kubik të vegjël
  • 1 qepë e njomë e prerë imët
  • ¼ filxhan me kos
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • Pak majdanoz
  • ¼ filxhan me lëng limoni
  • Lëkura e grirë e 1 limoni
  • Kripë dhe piper të zi

Udhëzimet

1

Mishin e pulës e prisni në copa sa më të vogla dhe e skuqni me vaj ulliri në një tigan. I shtoni pak kripë dhe piper.

2

Lani mirë selinonë dhe e prisni në copa të vogla. E kaloni në një enë bashkë me ½ e avokados dhe i shtoni sipër lëngun e limonit. Kështu do të parandaloni që ato të marrin ngjyrë kafe.

3

Shtoni tek tasi mishin e pulës dhe qepën e njomë.

4

Ndërkohë në një blender shtoni avokadon e mbetur, kosin, mustardën, lëngun e limonit dhe lëkurën. I përzieni derisa të bëhet një masë kremoze.

5

Tani e shtoni salcën e përgatitur sipës pulës. Shtoni pak kripë, piper dhe i përzieni të gjitha bashkë.

6

Shtojini pak majdanoz të freskët dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment